Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nga soba, TV dhe boileri/ “Këshilla” nga Balluku: Ja pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj

Nga soba, TV dhe boileri/ “Këshilla” nga Balluku: Ja pajisjet

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

Postimi i plotë i ministres Belinda Balluku: 

Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kwh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!

Nga soba, TV dhe boileri/ “Këshilla” nga Balluku: Ja pajisjet

Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.

Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.

Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore