
Nga Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Edi Rama/ PS kujton 30 vjetorin e FRESSH dhe nuk lë jashtë as të larguarit (VIDEO)
Tiranë- Partia Socialiste kujton sot 30 vjetorin e FRESSH. Ajo që bie në sy është se në videon e shpërndarë nga faqa zyrtare e PS në rrjetet sociale, shfaqet edhe Presidenti Ilir Meta, pavarësisht situatës politike sot dhe përplasjeve të tij me socialistët.
Video nis me Pandeli Majkon, si një i ri i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, vazhdon me Edi Ramën, Erion Braçen, Ilir Metën dhe figura të rëndësishme të PS, që nga krijimi 30 vite më parë e deri në ditët e fundit kur socialistët fituan mandatin e tretë.
“Gëzuar ditëlindjen e 30-të FRESSH. Në 15 janarin e vitin 1992 të rinjtë energjikë të Partisë Socialiste themeluan Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar.
Sot, pas 30 vitesh, FRESSH është organizata më e madhe politike rinore në vend dhe vijon të luajë një rol tepër të rëndësishëm si aleati më i mirë i familjes sonë politike.
Misioni dhe aspirata e FRESSH me simbolin e 12 yjeve të Bashkimit Europian, vijon ende sot të jetë i njëjti: anëtarësimi në familjen europiane”, thuhet në mesazhin e shpërndarë bashkë me këtë video.

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >