Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nga Elvis Demçe, tek Ermal Arrapaj/ Si arrti mafia shqiptare të dominojë tregun botëror të drogës dhe të krimit

Nga Elvis Demçe, tek Ermal Arrapaj/ Si arrti mafia shqiptare të

 

Mafia shqiptare prej kohësh tashmë është në qendër të mediave të huaja për aktivitetin e saj dhe forcimi ne shpejtë në botën e krimit.

Mediat italiane raportojnë së fundmi se përveç prostitucionit, pastrimit të parave dhe vjedhjeve së fundmi , shqiptarët janë forcuar dhe në trafiku ne drogës.

“Prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafian shqiptare, vështirësitë e shkaktuara nga hetimet antimafia të viteve ’90, janë vetëm një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me atë të Ndranghetës, të përbërë nga pak të penduar dhe degëzime të shumta, në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.  Falë konsolidimit të marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ka arritur të ngjitë majat në një mënyrë befasishme.”- thuhet ndër të tjera në një artikull të “La Verita”.

“Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në vend, në Amerikë dhe në shtete të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë”, shpjegoi Dia (Drejtoria e Hetimit Antimafia).

Kjo mafie ka arritur të kualifikohet si veçanërisht e besueshme edhe falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet me organizatat kriminale italiane”.

Kjo ka bërë që të hyjë mirë në kanalet e ndërveprimit me ‘Ndranghetën dhe, përmes një bashkëpunimi të frytshëm me klanin kalabrez të Belloccostë Rosarno-s, në tregun aktual të drogës në provincën e Milanos. Për më tepër, ende në Lombardi, në Varese, 100 mijë euro të ardhura kriminale u sekuestruan në shtëpinë e dy trafikantëve shqiptarë të drogës.

Në Modena dhe Reggio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte ‘lumenj’ droge nga Holanda nëpërmjet korrierëve që e fshehën drogën në makinat e tyre, ndërsa në Venecia arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit. Këto janë elemente që, të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të Bel Paese.

Një laborator kriminal veçanërisht i zellshëm, i cili, përveç pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, është bërë edhe protagonist i padiskutueshëm i krimeve të lidhura me prostitucionin dhe vjedhjet falë sulmeve të shumta ndaj transportuesve të blinduar dhe qendrave tregtare.

 “Në agim do të humbas”, ky është titulli i filmit të vlerësuar edhe nga “Los Angeles Film Festival” si filmi më i mirë italian i vitit 2021. Filmi krenohet me prodhimin e “Henea Production”, nga Daniele Muscariello, i cili sipas magjistratëve antimafia u zbulua se ishte i përfshirë në marrëdhënie me disa trafikantë shqiptarë të drogës, si Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore