
Nga Ekuadori, në Panama e Itali/ Detaje të reja: Si u shpëtoi kontrolleve droga që u kap në portin e Durrësit
Detaje të reja janë zbardhur nga kokaina e sekuestruar dy ditë më parë në portin e Durrësit.
Mësohet se anija e cila transportonte bananet, ku ishte fshehur droga, është nisur nga Ekuadori, ka ndaluar në Panama, më pas në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali, nga ku ka ardhur dhe në portin e Durrësit.
Në kontejnerët e anijes ishin banane të dy kompanive që qarkullojnë në tregun shqiptar.
Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar Shqipërinë për një sasi të konsiderueshme kokaine, por deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine sipas autoriteteve shqiptare. Ndërkohë, të njëjtët punonjës të skanerit dhe oficerë të anti-drogës e anti-kontrabandës kanë kaluar në skaner edhe kontejnerë të tjerë me banane nga i njëjti destinacion.
Për këtë arsye operacioni është ende në vijim dhe po vijon kontrolli i të gjithë kontejnerëve me banane që kanë ardhur nga i njëjti destinacion, për të verifikuar nëse ka sasi tjetër me lëndë narkotike, bazuar në informacionet që kanë marrë autoritetet shqiptare nga agjencitë partnere.



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
