Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nga Basha kemi kërkuar të mos tradhtojë kauzën e opozitës për interes të Edi Ramës"! LSI: Ne kemi qëndruar korrekt dhe të pastër

"Nga Basha kemi kërkuar të mos tradhtojë kauzën e

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar sot se përfaqësuesit e kësaj force politike i kanë kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale.

Sipas Braimllarit koha do të tregojë nëse ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, ndërsa thekson se LSI ka kërkuar vetëm korrektesë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai u shpreh ndër të tjera se LSI nuk ka bërë kërkesë për grup parlamentar.

“I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi kërkuar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës!  LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI ka vendosur që të qendrojë në opozitë parimore dhe marrja e vendimeve tona në opozitë ka qenë vendimarrje e cila në disa raste bëhej për të ruajtur frymën opozitare. Kërkesa e vetme që LSI ka adresuar kundrejt kryetarit të PD ka të bëjë me faktin që të mos tradhëtohet kauza e opozitës për interes të Edi Ramës. Ne kemi qendruar korrekt dhe të pastër në opozitë. LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale”./Shqiptarja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore