Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nesër skadon afati i koalicionit, Basha bën kthesën e papritur, fton “tradhtarët”

Nesër skadon afati i koalicionit, Basha bën kthesën e papritur,

Selia e PD-së është mbërthyer nga ethet e negociatave, pasi nesër skadon edhe afati për paraqitjen në KQZ të koalicioneve.

Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me grupin negociator po synon mbylljen e marrëveshjeve me aleatët tradicionalë si Partia Republikane dhe PDIU-ja.

Por Lulzim Basha duket se ka marrë një vendim të fortë, duke “harruar” tradhtitë e futur në koalicion ato aleatë që refuzuan të dorëzimin mandatet e deputetit tre vite më parë.

Një ditë më parë në selinë blu është parë  të ngjisë shkallët e selisë Artur Roshi  kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.  I kontaktuar nga Top Channel  Artur Roshi  konfirmoi se prej ditësh është në negociata me kryetarin demokrat Lulzim Basha   për t’u përfshirë ne listën e  Partisë Demokratike në Vlorë.

I pyetur se nëse i ka harruar etiketimet e opozitës jashtëparlamentare si  deputet  “tradhtarë” Roshi tha se –“ ato ishin mendime te përgjithshme dhe jo  ndaj një personi të caktuar nuk do te thotë se ishin adresuar per mua”. Por, si u shkrinë akujt dhe u ndryshuan qëndrimet  mes dy krerëve të partive

“Negociatat kanë nisur më herët. Kam qenë konsekuent si brenda dhe jashtë  Parlamentit me qëndrimet e mia. Në zgjedhjet lokale unë mbajtja të  njëjtin qëndrim si opozita jashtëparlamentare dhe nuk u regjistrova”, shprehet Roshi për Top Channel.

Një ditë nga   përfundimi i afatit  zyrtar të regjistrimit te koalicioneve  ne KQZ, Roshi është në pritje  të një përgjigje nga ana e kryedemokratit  për një vend të sigurt të listën e Vlorës.

Në 2019 kur opozita vendosi të djegë mandatet, Artur Roshi pranoi të  zëvendësojë  deputeten demokrate Albana Vokshi dhe te ulej në Parlament, ndërsa bashke me deputete të tjerë u sulmuan nga opozita jashtëparlamentare  se dolën kundër vendimit për të djegur mandatet.

Sakaq Basha po vijon negociatat mes Mediun dhe Idrizin. Kreui PDIU-së, Idrizi i ka dorëzuar Bashës një listë propozimesh të cilat, sipas tij, kanë peshë në zgjedhjet e 25 prillit. PDIU mund të sigurojë vota në qarqe si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani.

Ndërkohë, pritet që kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, aleati historik i PD, pritet që të jetë i fundit që do të mbyllë negociatat me Bashën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore