
Nesër rinisin fluturimet, gazetarja: Nëse vijnë kontrollorë të huaj, do të kërkojnë pagë 6-7 mijë euro
Para pak minutash, ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga nesër rinisin edhe fluturimet komerciale.
Pyetja që u shtrua në emisionin “Shqipëria Live” ishte se si do të funksionojë, pasi kontrollorët nuk janë rikthyer në punë.
Në lidhje direkte ishte gazetarja e ekonomisë, Mirilda Tili, e para që bëri lajmin e bllokimit. Fillimisht ajo tha se nuk duhet të ekzagjerojmë në lidhje me bllokimin e vaksinës, pasi kanë ardhur e do vijojnë që të vijnë.
“Unë e kam ndjekur që nga fillim, e ndoshta politikisht po luhet shumë keq. Morën vendimin për të bërë notën e protestës. Është vetë institucioni që bëri një gjë të tillë, pasi u bënë 5 shkarkime. Kur u bë publike u tërhoq në 3 shkarkime, e më pas ra vetëm në një”, tha ajo më pas.
Gazetarja u shpreh se edhe pse nuk ka punë si para pandemisë, kjo nuk do të thotë të ulet paga, pasi edhe në vendet e tjera ka rënë puna, por paga nuk ka ndryshuar.
Ndërsa në lidhje me fluturimet që do të nisin nesër, Tili tha se nëse sjellin kontrollorë të huaj, do të paktën dy javë për të hyrë në kullën e “Albcontrol”. Sepse duhet të licencohen, të marrin leje, e kjo procedurë zgjat. Kërkon kohë, pasi çdo kullë kontrolli ka kushtet e veta. Nëse na vjen një kontrollor i huaj do të kërkojë 2000-3000 euro më shumë se paga që ata kishin në vendin e punës që lanë. Pra do të vijnë më 6-7 mijë euro. “Albcontrol” të bëjë llogaritë e veta dhe si i leverdis”, tha Tili.



Sherr në familje, plagos të vëllanë pasi dhunonte fizikisht nënën
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




