Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nesër fillon vaksinimi për gripin, Manastirliu: Ja kategoritë që do ta marrin të parët

Nesër fillon vaksinimi për gripin, Manastirliu: Ja kategoritë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nesër fillon vaksinimi për gripin. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se fillimisht, vaksinën e gripit do ta marrin personelet shëndetësore.

Më pas do të jenë grupet e riskut, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë që do të vaksinohen, ndërsa Ministrja shtoi se prioritet do të kenë edhe mësuesit e fëmijët 2 deri në 5-vjeç.

“Nesër fillon vaksinimi për gripin për personelin shëndetësorë. Vijnë me faza, fillimisht me stafet mjekësore, grupet e riskut, moshat e treta, të sëmurët kronikë, mësuesit kanë prioritet dhe fëmijët 2 deri në 5 vjeç. Ne do ta fillojmë nga nesër.

Ne i kemi porositur vaksinat që në muajin prill e kemi vijuar me shtesat në qershor. Është një sfidë dhe bërja e vaksinës së gripit. Do jenë mjekët e familjes, që sipas këtij kalendari, do të njoftojnë qytetarët për vaksinën”, tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore