Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nënë e dy fëmijëve/ Si e humbi jetën 34-vjeçarja në Elbasan pas abortit, shkoi me shtatzani të dëmtuar...

Nënë e dy fëmijëve/ Si e humbi jetën 34-vjeçarja

Etleva Çullhaj është 34-vjeçarja që humbi jetën një ditë më parë, vetëm pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.

E reja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe ishte shtatzënë me të tretin, por sipas pretendimeve nga spitali,  pacientja është paraqitur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit.

Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar. Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën.

Pas ngjarjes, spitali nuk ka dalë ende me një prononcim zyrtar, me pretendimin se presin përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë që dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore