Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nënë e bir u plagosën me armë në Durrës/ Sherri nisi për një vend parkimi, kapet autori (EMRAT)

Nënë e bir u plagosën me armë në Durrës/ Sherri

Policia ka sqaruar ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku një person mbeti i plagosur në Durrës.

Sipas uniformave blu, e gjitha është shkaktuar për një vend parkimi.

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Zyber Juba, rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja Valbona Çerma, rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit Flamur Çerma,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Zyber Juba, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore