Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Nëna puthi fëmijën, i dha lamtumirën para se të hidhej”, flet i afërmi i aktorit: Ishte vetëvrasje sipas…

“Nëna puthi fëmijën, i dha lamtumirën para se të

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ademi u shpreh për “Euronews Albania”, se do të jetë ai që do të shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri. Ai tha se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët, që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

Adem Belliu jeton prej 30 vitesh në Amerikë. Si i afërm i Florind Belliut, edhe pse i largët, ka marrë përsipër të kthejë në Tiranë trupat e aktorit dhe bashkëshortes. Ata do të varrosen të shtunën, por jo së bashku.

Ademi tregoi më tej se policia ka përcaktuar se Florindi 35-vjeçar, nuk e ka shtyrë nga ballkoni të shoqen.

Aktualisht fëmijët janë në kujdestarinë e njerës prej hallave, me ndihmën dhe të shqiptarëve të Amerikës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore