Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Negociatat/ Pas Dukës, Basha arrin paktin edhe me dy aleatë të tjerë

Negociatat/ Pas Dukës, Basha arrin paktin edhe me dy aleatë të

Partia Demokratike ka arritur të bindë dy aleatët e tjerë të saj për t'u futur në koalicion dhe në një listë të përbashkët.

bëhet fjalë për Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën. Ata sipas sipas burimeve do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe në Shkodër.

Të dyja këto parti do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave.

Sakaq negociatat vazhdojnë me Partinë Republikane dhe PDIU. Kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi do të jenë në listat e PD, por ndërkohë po diskutohet për emra të tjerë që do të përfshihen në listat të sigurta në këto parti.

Gjatë gjithë kësaj jave një grup negociator nga Partia Demokratike janë duke punuar për të përfunduar marrëveshjet me aleatët e koalicionit opozitar. 

Demokratët kanë lënë për të fundit negociatat me PR-në e Fatmir Mediut dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit, të cilët kanë dhe më shumë vota si subjekte politike, në krahasim me partitë e tjera.

Mediu një ditë më parë kërkoi që të përfshihen në lista 36 kandidatë të PR-së, e kjo duket se ky është edhe kushti i kryerepublikanit, edhe pse nuk dihet se sa vende të sigurta mund të kërkojë aleati tradicional i demokratëve.

Edhe PDIU është një parti që ka një peshë elektorale dhe se pretendimi i PDIU mund të jetë më i madh për zgjedhjet e 2019. Për shkak të Kodit Zgjedhor, partitë e opozitës do të konkurrojnë me dy lista të veçanta, pra me dy koalicione të veçanta. Të dy grupimet do të kenë një listë të vetme pëër kandidatët për deputetë, një i koalicionit të udhëhequr nga PD dhe një nga koalicioni i udhëhequr nga LSI, kud mund të përfshihen  PBDNJ apo dhe parti të tjera./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore