
Negociatat/ Nuk ka tryezë para zgjedhjeve me BE-në, Mazi: Konferenca synohet në qershor
Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe është e gatshme për të ulur në tryezën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe KE-së për çeljen e negociatave.
Ky është qëndrimi i mbajtur nga ana e kryekomisionerit Zef Mazi gjatë raportimit në Parlament në Këshillin e Integrimit Europian. Por Mazi nga ana e tij deklaroi se shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet në qershor të 2021. E kjo nënkupton që të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Ai theksoi se me Komisonin Europian do të diskutohet mbi bazën e një metodologjie të re, që vendoset edhe me ndikimin e presidencës portugeze të BE-së.
“Për integrimin në BE, topi është në fushën tonë”, deklaroi kryenegociatori i Shqipërisë me BE-së, duke vënë theksin te një konsensus dhe komunikim mes palëve politike në Shqipëri.
“Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij siemtri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres. Të vazhdohet sjellja europianë ne politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme”, tha Mazi.
Pjesë nga deklarata e Mazit
Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra po integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër besoj se do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi..
Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’.
Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike.
Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,
Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së.


Aksident tragjik në Durrës, vdes adoleshenti, arrestohet shoferi
Historia e plotë >

Premtimet e LSI/ Kryemadhi:Do ulim koston e karburantit me 20%
Historia e plotë >


Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes

Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >
