
Negociatat/ Borell thirrje BE-së: Ballkani po lodhet me këto vendime, duhet të ndryshohet mënyra...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me mos pranimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Josep Borell mendon se mënyra sesi po merren vendimet duhet të ndryshohet.
Është e një rëndësie kyçe gjeopolitike, u shpreh ai, që BE-ja të zgjerohet dhe thellohet. Sipas kryediplomatit europian, zgjerimi i BE-së është sërish në krye të agjendës. Këshilli Europian vendosi javën e kaluar, që e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë qëndron në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë në atë rrugë.
“BE e ka përsëritur angazhimin e saj ndaj tyre. Në të njëjtën kohë që rivitalizojmë zgjerimin, ne duhet të bëjmë një përpjekje të ngjashme për të reformuar Bashkimin Europian dhe vendimmarrjen tonë, sepse BE-ja e zgjeruar gjithashtu duhet të jetë në gjendje të veprojë. Kjo do të thotë gjithashtu, reduktim të rregullave të unanimitetit në politikën e jashtme edhe në fusha të tjera në mënyrë që më shumë vendime të merren me shumicë të cilësuar.”- tha Borrell.
Borell kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar me shumë të drejtë, që procesi i tyre i anëtarësimit të gjykohet në bazë të meritave të tyre.
"Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që kur BE-ja shpalli në Selanik se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. Zgjerimi i BE-së në ato vende, që janë të gatshëm dhe të afta për të përmbushur kushtet, nuk është një “shërbim” apo një lëshim, është në interesin tonë strategjik.”- tha Borrell
Ai shtoi se një politikë e besueshme zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në të gjithë Europën.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




