
Në vend të nxënësve ka dru, lopata dhe ushqim për bagëtitë/ Shkolla në Kullaj u kthye në hambar...
E Diel 4 Dhjetor 2022, 13:15
Gazeta Shqip
Në vend të nxënësve, në banka ka dru, lopata, materiale ndërtimi dhe ushqim për bagëtitë.
Më 27 maj të vitit 2019, ishte dita e fundit kur në fshatin Kullaj u zhvillua mësim, pastaj shkolla u mbyll sepse pjesa më e madhe e nxënësve emigruan, ndërsa të tjerët u detyruan të shkojnë në fshatrat e tjerë për të mësuar.
Sot, në godinë është vetëm një klasë që shërben si kopsht. Banorët thonë se shteti për ta nuk ekziston, prandaj janë larguar.
Në fshat mbijetojnë vetëm dy ushqimore të vogla, edhe ato me lista borxhesh që shkojnë në miliona lekë.
Sot në Kullaj ka vetëm 300 banorë nga 1500 që kishte vite më parë./ Top Channel









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.
Poll

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Interesi Publik / 6 Shkurt, 08:16
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Interesi Publik / 5 Shkurt, 12:38
Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Interesi Publik / 5 Shkurt, 08:51
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




