Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Në opozitë e kundërshtoi, në Qeveri e miraton! Albin Kurti nënshkruan çerekun e Shengenit Ballkanik

Në opozitë e kundërshtoi, në Qeveri e miraton! Albin Kurti

Albin Kurti ka kundërshtuar fort idenë e Shengenit Ballkanik, një nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Bashkimi Europian e Gjermania në kuadër të Procesit të Berlinit.

Atëherë në opozitë, Albin Kurti e ka cilësuar këtë ide si ide të Beogradit që dëmton shqiptarët në Shqipëri e Kosovë. Por, sot Kryeministër, Kurti ka miratuar një marrëveshje që u siguron lëvizje të lirë qytetarëve të Kosovës me pesë vendet e rajonit, njëra prej katër shtyllave të Shengenit Ballkanik.

“Më lejoni t’ju prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kjo draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimeve të gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes të mbajtur në nëntor 2020 ku u nënshkruan dy deklarata, ajo për tregun e përbashkët rajonal dhe deklarata për agjendën e gjelbër dhe vazhdimësi i procesit të Berlinit”, deklaroi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla.

Ai tha se qytetarët e palëve të përfshira në marrëveshje do të kenë të drejtë që lirshëm të kalojnë dhe të qëndrojnë në territorin e palëve për periudhën kohore të përcaktuar në këtë marrëveshje.

Lëvizja e lirë e qytetarëve është një nga shtyllat e idesë së Shengenit Ballkanik, që përfshin veç kësaj edhe lëvizjen pa pengesa të mallrave, të kapitalit dhe shërbimeve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore