Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Në mjerim dhe pa energji elektrike/ Detaje rreth 48-vjeçarit që vari veten në Përrenjas, jetonte me motrën…(FOTO)

Në mjerim dhe pa energji elektrike/ Detaje rreth 48-vjeçarit që

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 48-vjeçarin që i mori sot jetën vetes, pasi jetonte në skamje ekstreme dhe së fundmi nuk kishte as energji elektrike në banesë.

Mesohet se të ardhurat e familjes kanë qenë vetëm 3 mijë e 600 lekë të reja në muaj, ndërkohë që së bashku me 48-vjeçarin jetonte edhe motra e tij.

Të dy kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, madje e motra ka qenë e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Trupi i te ndierit është marrë në orën 10:00 për t’iu bërë autopsia dhe për shkak se nuk vinte mjeku ligjor të bënte autopsinë, trupi është mbajtur deri në orën 19:00 ndërkohë që varrimi nga bashkëfshatarët ishte vendosur të mbahej në orën 17:00.

Trupi tani është tërhequr nga morgu ndërsa ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 08:00.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore