
Në dukje familja perfekte/ Policia italiane shokohet nga çfarë i gjen në makinë çiftit shqiptar me foshnjen 10-muajshe
Një shtetas shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar nga policia italiane pasi në makinën dhe shtëpinë e tyre është gjetur heroinë dhe mijëra euro.
Policia e Padovës thotë se në makinën e shqiptarëve ka gjetur 3 kg heroinë dhe 33 mijë euro cash, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.
Shqiptarët po udhëtonin me makinën e tyre “Volkswagen Polo” bashk? me djalin e tyre 10 muajsh kur u ndaluan nga policia. Gjatë kontrolleve të para të ndodhura pasditen e djeshme të 17 nëntorit, drejtuesi i mjetit është shfaqur menjëherë mjaft nervoz. Ai ka raportuar në polici se ndodhej në Padova për të vizituar një të afërm dhe se në fakt jetonte me familjen në Bolonjë. Gjatë kontrollit të Polo-s, policia gjeti 3 pako me heroinë të mbështjellë me çorape me peshë rreth një kilogram e gjysmë dhe para të gatshme për mbi 33 mijë euro.
Pas kësaj policia ushtroi kontrolle edhe në shtëpinë e shqiptarit dhe aty gjeti 7 kilogramë e gjysmë të së njëjtës lëndë të ndara në blloqe njësoj si atë në makinë dhe disa materiale të tjera të dobishme për formimin dhe paketimin e blloqeve të drogës. Kanë dalë gjithashtu 20 kilogramë lëndë prerëse.
29-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare shqiptare akuzohen për posedim dhe trafikim lëndësh narkotike.


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >


ZYRTARIZOHET data! Berisha njofton datën e protestës së opozitës
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

