Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Në burg apo në spital psikiatrik?/ Gjykata merr vendimin për VRASËSIN Dan Hutra

Në burg apo në spital psikiatrik?/ Gjykata merr vendimin për

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.

Gjykata pyeti prokurorinë sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha nëse do t’i kryejnë apo jo ekspertim psikiatrik, që do të kryhet gjatë hetimeve.

Teksa ka pranuar krimet e rënda, para Gjykatës ai ka deklaruar se nuk është penduar. Si arsye ai ka thënë se gjithçka e bëri për hakmarrje pasi kur e kanë dënuar për dhunë në familje, e dënuan pa prova. Nga ana tjetër, në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, ai deklaroi se e kreu pasi i vëllai, Vladimir Kurti me të cilin Hutra ka qenë në burg, ka tentuar ta helmojë gjatë kohës që kanë vuajtur dënimin.

"I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg."- tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore