Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Në ’95 ka bërë vrasje për emër”/ Gazetari tregon historinë e Altin Dardhës: Personi më i besuar ishte...

“Në ’95 ka bërë vrasje për emër”/

Gazetari Ferdinand Dervishi ka sjellë librin: “Altin Dardha, historia e plotë e banditit që kreu 61 vrasje”. Ai ka shpjeguar se libri është një rikthim më shumë se dy dekada pas në historinë tonë dhe tenton ndriçimin e një pjese të errët të saj, vitit 1997.

Dervishi ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News ku zbuloi më shumë rreth përmbajtjes së librit, ku tregohet jeta dhe aktiviteti i disa kriminelëve të kohës.

“Në vitin ’95 Altin Dardha ka realizuar vrasje vetëm për të ngritur emri e vet. Vrasje për emër. Kjo e ndihmoi shumë, u bë shumë i rrezikshëm. Pasi u bë kjo vrasje, policia e Beratit i ka vënë kyçin dhe kanë ardhur forca nga Tirana.

Personi më i besuar i tij ishte Gramoz Cufe, ishte më i madh në moshë. E ka pritur në Itali, Altinin. Në vitet e fundit ka pasur të afërt një kushëririn e tij me mbiemër Dardha.

Altin Dardha ka pasur dy raste që qëllohet nga lartësitë e pallateve dhe ka shpëtuar. Kishte një instinkt të çuditshëm që po u fute pas diskut të makinës mund të shpëtosh. Ai sa dëgjonte thyerjen e xhamit futej pas diskut të makinës”, tha Dervishi.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore