Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndryshon skema? Denaj: Qeveria po rishikon taksën progresive për disa fasha të caktuara

Ndryshon skema? Denaj: Qeveria po rishikon taksën progresive për disa

Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar se qeveria po rishikon taksën progresive për disa fasha të caktuara, por pa dhënë detaje mbi shifrat.

“I ngelim formatit të taksës progresive por po shohim për një ndryshim. Ende nuk kemi shifra. Kjo nuk do ndodhë tani, proceset janë në analizë e sipër.  Politika e taksës progresive do jetë politike vijuese, por e rishikueshme për fasha të caktuara.”, deklaroi Denaj.

Taksa e sheshtë dhe taksa progresive janë dy pikat që ndajnë opozitën me maxhorancën. Deri në vitin 2013 në Shqipëri aplikohej taksa e sheshtë, por me ardhjen në pushtet të PS, u vendos taksa progresive.

Ku ndryshojnë dy taksat?

Një taksë progresive është një sistem tatimor, në të cilin norma e tatimit rritet me një rritje në shumën e tatimit. Shkurtimisht, është një sistem tatimor në të cilin shkalla tatimore varet nga aftësia e personit për të paguar, taksa e lartë mblidhet nga ata që fitojnë gjithnjë e më pak nga ata të ardhurat e të cilëve janë të ulëta. Prandaj, taksapaguesit ndahen në bazë të nivelit të tyre të të ardhurave. Sistem ky që përdorin shtetet europiane.

Tatimet proporcionale ose taksa e sheshtë, vlerëson të njëjtin nivel tatimor pa marrë parasysh të ardhurat ose pasurinë. Ajo ka për qëllim të krijojë barazi midis normës tatimore marxhinale dhe normës mesatare tatimore të paguar./ Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore