
Ndryshimi drastik në pamje nga Covid/ Ish-deputetja e LSI: 3 javë luftë, infektova dhe burrin
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj përballë Covid-19.
Ajo thotë se për 3 javë ka luftuar me këtë virus. Kjo duket dhe nga ndryshimi drastik që ajo ka pësuar në pamje.
Malaj pranoi në News24, se përveç problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.
“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë.
Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.
Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera.

Degjeneron sherri në lokal, plagoset me thikë 42-vjeçari
Historia e plotë >



LSI dhe PD me dy lista të veçanta, Basha: Dy qëllimet tona...
Historia e plotë >


E rëndë në Kukës, 45-vjeçari përdhunon të miturën
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
Rritet numri i infeksioneve me COVID, 12 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e koronavirusit?

Shkollat në risk nga virusi, komiteti ende pa strategji për menaxhimin e situatës
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
