Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ëndrra vazhdon...

Ëndrra vazhdon...

16 tetori për Top Median është tradita e një feste të madhe. Kjo nuk është vetëm festa e ditëlindjes së themeluesit të saj, Dritan Hoxhës, por festa e një ëndrre që vazhdon me sezone televizive gjithmonë e më të suksesshme.

Tani ishte i tillë. Ai gjente gjithmonë arsye për të gëzuar, me festa që vetëm ai dinte t’i bënte aq të hareshme e të bashkuara. Si një familje e madhe, Familja e Top Medias.

Sot ne do të ishim sipas traditës duke ju gëzuar kësaj dite, por për shkak të kushteve  në të cilat jetojmë, është e pamundur të mblidhemi si më parë. Por arsyet për të festuar sërish i kemi të mëdha.

Kemi më shumë ide, më shumë inovacion, teknologji, prodhime, pasion e energji krijuese. Për të qenë si gjithmonë qëkur jemi krijuar, shtëpia mediatike më e dashur e shqiptarëve.

Ne vijojmë në gjurmët e ëndrrës së Tanit dhe krijimit të tij. Krijimit të një prone të publikut, të një hapësire të zërit dhe kërkesave të tyre. Kushtuar besueshmërisë së tyre dhe në respektit të emrit të Topit. Ne jemi sot zëri i shqiptarit të të gjitha trevave. E përfaqësues i interesit të kujtdo. Në politikë, investigim, kulturë e argëtim.

Prandaj 16 tetori do të jetë për ne gjithmonë një ditë feste. Një festë që na nderon për zgjedhjen tuaj, gjithmonë, numrin Një të telekomandës.

Gëzuar 16 tetorit nga familja jonë e madhe, gëzuar nga Top Media!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore