Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndërruan jetë në janar, gjyshi: Binjakët 5-muajsh nuk kthehen më në jetë, nuk dua të tallen...

Ndërruan jetë në janar, gjyshi: Binjakët 5-muajsh nuk

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 26 janar të këtij viti në Berat, ku dy foshnja 5-muajshe, binjakë ndërruan jetë. Binjakët janë dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit, pavarësisht tentativës së prindërve.

Fillimisht u tha se ishte papërgjegjësi e prindërve që i kishin lënë vetëm në dhomë ku ishte e ndezur soba, por kjo u hodh poshtë. Por familjarët dyshojnë se shkak ka qenë helmimi nga qumështi me kuti.

Por së fundmi ka dalë raporti ku thuhet se vdekja e foshnjave ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur për mungesë të ajrit pasi ishin mbuluar shumë me batanije.

Emisioni “Shqipëria Live” i është rikthyer sërish kësaj ngjarje që tronditi opinionin publik. Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë gjyshi i bebeve, i cili nuk është aspak dakord me përfundimin që ka dalë raporti dhe shprehet se nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Ndërruan jetë në janar, gjyshi: Binjakët 5-muajsh nuk

Gjyshi shprehet se përgjigja është vonuar shumë dhe kjo nuk është e drejtë. “Si ka mundësi që është vonuar kaq shumë? E kam me doktorin, po të kishin vdekur nga ajri ai duhej që ta gjente që në fillim”, shtoi gjyshi.

Sipas tij, fëmijët kanë ndërruar jetë vetëm nga qumështi i pluhurit. “Po të ishte nga asfiksia njëri nga fëmijët mund të kishte shpëtuar. Nuk dua që të tallet njeri me fëmijët e mi. Nuk dua që të futet njeri në burg, ama dua drejtësi”, tha gjyshi.

Ai shtoi se i kanë thënë që të mos tregojë informacione rreth vdekjes së foshnjave. Gjyshi tregon se i ka thënë edhe prokurorit se nuk do e lërë me kaq, pasi është i sigurt se fëmijët kanë ndërruar jetë nga pluhuri i qumështit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore