Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në PD”, deputeti Baçi: Basha bëri mirë që u largua

“Ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, është shprehur se rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në postin e kryetarit të selisë blu, ishte mëse i pritshëm.

“Rezultati ishte i pritshëm dhe pa asnjë surprizë, kushdo të ishte përballë tij. Sali Berisha është Sali Berisha, ai është një personalitet , me një reputacion te padiskutueshëm”.

Deputeti Baçi, u shpreh më të tej se tashmë është koha që demokratët të binden dhe të bashkohen për të formuar një opozitë të vërtëtë. Ai tha se opozita e tanishme është në gjendjen më të keqe në historinë e saj.

“Duhet të formohet një opozitë e vërtetë, kundër kësaj maxhorance e cila ka bërë pazare të ndyra pergjatë këtyre viteve.

Më keq se sot opozita nuk ka qenë ndonjëherë. Shumë anëtare janë larguar nga Partia Demokratike, janë me qindra dhe me mijëra të larguar dhe shumë prej tyre i njoh perosnalisht. Kanë ikur se nuk kishin asnjë shpresë, janë sulmuar për vendin e punës, jane sulmuar për bizneset e tyre.

Edhe unë jam pjesë e konsiderueshme e fajit të largimit të tyre, sepse kam qenë pjesë e asaj opozite. Partia Demokratike duhet të ngjallë shpresën, duhet të jetë e hapur me të gjithë, duhet të jetë bashkëpunuese me të rinjtë, e hapur ndaj intelektualëve, ndaj shkencës, ndaj ideve të reja. Tashmë duhen formuar struktura të reja, të ndërtuara me mendime të reja.”

I pyetur në lidhje me veprimet poltike të ndërmarra nga deputeti Alibeaj, Baçi u shpreh se ky i fundit po e pengon zhvillimin e Partisë Demikratike, dhe se do e kuptojë më vonë dëmin që i ka shkaktuar.

“Zoti Alibeaj, zoti Bardhi po e pengojnë zhvillimin e PD, ndërsa Basha bëri shumë mirë partisë që u largua. Basha pasi iku la litarin jashtë, zotin Alibeaj. Alibeaj po bën gabime më të mëdha se Basha. Qendirmi i tij eshte shum i dëmshëm, por do vijë koha që do ta kuptoje demin që i ka shkaktuar partisë. Ai me mban akoma jashte grupeve parlamentare, mikun e tij, për të fituar pikë tek elektorari i Partisë Demikratike. Abuzon me animimet në gjykatë, me siglën dhe paritnë. PD ështe e përçarë, s’është e gatshme për pushtet.”

Në lidhje me qëndrimin e ndërkombëtare , për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD, Baçi tha se ata nuk kanë se pse ndërhyjnë në çështjet e brendshme të asnjë subjekti politik. Sipas tij, populli do të jetë ai që do të vendosë se kush do të vije në krye të PD, dhe jo ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët nuk duhet të ndëryjnë në proceset e asnjë subjekti politik, se çfarë duhet të bëjnë. Janë shqiptarët ata që e vendosin nëse janë dakord për vendimin e ‘non grata’ ndaj zotit Berisha.”

Në lidhje me seancën e sotme parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Baçi u shpreh se nga salla nuk do te dalë asnjë vendim, pasi sipas tij deputetët janë shndërruar në kuklla që i drejton Rama.
“Parlamnti është mbushur me kuklla që ngrenë kartonin sa herë që ua kërkon kryeministri. Gjatë seances se sotme nuk do te dalë as ‘tym i bardhë’ dhe ‘as i zi’ për Presidentin.”

Për figurat e propozuara nga PS për postin presidentit Baçi u shpreh se respekton kandidatin Neritan Ceka.

“Figurat e propozuara janë të gjitha të nderuara dhe respektuara, por nuk jam dakord që shumë prej tyre janë vendosur në listë pa iu marrë mendimi. Për Neritan Cekën, kam vlerësim të madh, por nuk mund të them nëse e votoj apo jo, pasi vota eshte e fshehtë.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore