
Nderimi i Dvoranit nga SHBA përplas Ramën dhe Metën, Presidenti shpërthen: O faqezi prit 3 milionë shpulla e shkelma më 25 prill
Vlerësimi Adrian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit me ccmimin si kampion i Anti Korrupsionit ka risjellë përplasjet e forta mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të reformës në drejtësi.
Presidenti reagon nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi për sa i përket reagimit të Ramës mbi sulmet që Dvorani kishte pësuar nga Meta në kohën kur ai kishte pasur drejtimin e KED-së.
"O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!", shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit.
Më herët kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruante se Dvorani u godit harbutërisht për shkak se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, duke nënkuptuar përplasjet që ish-kreu u KED-së ka pasur me presidentin Meta për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushteetuese.
"Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron", shkruan Rama në rrjetet sociale.
Dvorani ishte zyrtar që presidenti Meta e sulmoi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, madje ai e bëri një kallëzim penal në Prokurori, duke e akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës si kreu i KED-së.









Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

