Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndarja e 'Detit' me Greqinë, zbulohet shteti që mund të jetë palë e tretë në dialog

Ndarja e 'Detit' me Greqinë, zbulohet shteti që mund të

Korrespodenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe dha në emisionin Open detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me atë grek Mitsotakis.

Bibe raportoi se takimi prodhoi mjaft pozitivitet.

"Iu dha rast Ramës të shpjegonte sy më sy të gjitha gjërat. Të dy palët mendohet se tashmë e kanë një ‘road map’ për atë që është shporta e problemeve të mbartura deri më 80 vjet por dhe të reja.", deklaroi ai.

Eni Vasili: A ka rënë dakord pala greke për idenë e zgjidhjes së kufiirit në gjykatë?

Bibe: Rama ka thënë për një palë të tretë mike, kjo palë duhet të jetë Italia, pasi para pak muajsh ka pasur një marrëveshje shumë të drejtë dhe Greqia mund të pranojë, pra që vendi mik është Italia.

Dua të them, se pala greke ishte shumë kënaqur. Mitsotakis dhe Rama u larguan nga takimi por ngelën anëtarët e ekipit grek, dhe ata thanë të gëzuar : Okej tashmë e kemi një partner.

Ndërkohë Rama ua ka bërë të ditur se gjithcka do bëhet sipas konventës ndërkombëtare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore