Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nard Ndoka nxjerr 'sekretin' e Bashës, zbulon emrat e disa prej kandidatëve të PD

Nard Ndoka nxjerr 'sekretin' e Bashës, zbulon emrat e disa prej

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka zbuluar disa nga emrat që do të propozojë PD në disa qarqe kryesore të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndoka thotë se në Shkodër PD do të kandidojë Romeo Gurakuqin, në Lezhë Aldo Bumçin, në Elbasan Edmond Spahon, në Gjirokastër Tritan Shehun, në Korçë Valentina Dukën, ndërsa në Vlorë Agron Shehajn.

Ai thotë e djatha e përgjegjshme ndodhet sot përpara shartimit të së majtës që prodhon korrupsion.

"E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumci, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar", shkruan ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore