Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Na sill 16-vjeçaren, ose të vrasim..."/ Dëshmia e motrës së Klodian Çalamanit: Si e mashtrova të miturën, tentativa e pë*dhunimit nga vëllai im

"Na sill 16-vjeçaren, ose të vrasim..."/ Dëshmia e

Të tjera detaje janë zbardhur nga tentativa e Klodian Çalamanit për të përdhunuar një 16-vjeçar 15 vjet më parë.

Ka qenë motra e Klodian Çalamanit, Elsa, e cila e ka futur në banesë 16-vjeçaren e mitur dhe që më pas ajo është tentuar të përdhunohet nga Klodiani dhe Florian Vasiu.

Elsa, e cila tashmë nuk jeton më në Shqipëri, ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 2006. Ajo ka treguar si e ka mashtruar vajzën e mitur në atë kohë për ta futur në shtëpi, ku ishte edhe i vëllai, Klodiani.

Sipas dëshmisë, motra thotë se një gjë të tillë e ka bërë pasi është kërcënua nga vëllai i saj dhe nga komshiu Florian Vasiu. “Nëse nuk do ta sjellësh 16-vjecaren në shtëpi do të të vrasim”, tregon e motra e Klodian Çalamanit.

“Unë quhem Elsa Çalamani prej rreth 15 vitesh jam larguar nga Shqipëria së bashku me nënën e cila nuk është kthyer më asnjëherë. Kam ardhur para pak ditësh dhe për shkak të mungesës së kushteve tek shtëpia e babait kam qëndruar tek xhaxhai. Vëllai im Klodian Çalamani dhe shoku tij komshiu Florian Vasiu më kanë kërcënuar dhe më kanë detyruar që t`iu sjellë në shtëpi vajzën 16-vjeçare. Ata më kërcënuan se nëse nuk e sillja do më vrisnin mua së bashku me vajzën me pistoletë.

I kam vajtur vajzës dhe i kam kërkuar që të vinte me mua deri tek marketi për të blerë ca gjëra për fëmijën tim. Vajza ka kundërshtuar pasi ishte me shapka të papërshtatshme. Unë i kam thënë hajde tek shtëpia e Klodit të jap unë shapka të tjera. Sapo është futur në oborr i kam thënë  duke e mashtruar hajde lexo letrat që vëllai im tjetri Alberti ka shkruar dhe të ka dedikuar ty.

Vajza ka patur frikë se mos ishte Klodi brenda, por unë e kam qetësuar që mos të kishte frikë. Sapo vajza është futur brenda, Klodiani dhe Floriani që ishte fshehur pas dere e kanë dhunuar. Unë kam filluar të qaj dhe në këtë moment kam marrë fëmijën e mitur dhe jam larguar. I pranishëm në banesë ka qenë dhe babai im rreth 70 vjeç i cili ishte në gjendje të dehur. Më vonë mësova nga nëna e 16-vjeçares se vajzën e kishte shpëtuar Ligori, vëllai i Florianit”, ka thënë në dëshminë e saj motra e Klodianit, që është publikuar në emisionin Uniko.

Klodian Çalamani u arrestua dy javë më parë, pasi vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit.

Krimi i përbindshëm tronditi opinionin publik, ndërsa u kërkua edhe rikthimi i dënimit me vdekje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore