Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi" Luljeta Bozos

“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të inxhinieres Luljeta Bozo, pas ftesës që i bëri kësaj të fundit për të kandiduar për PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se Bozo është në kohën dhe momentin e duhur për shkak të kontributit që ka dhënë

“Besoj që për të gjitha arsyet që dash, ju jeni këtu në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Jo thjesht për t’u kthyer në ato momente kur u bëre një gjyshe dhe një nënë me mesazhet por edhe në pjesën pas pasi ndihma jote ka filluar edhe më pas”, tha kryeministri.

Inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 Prillit .Gjatë bashkëbisedimit më Ramën, inxhinieria e njohur tha se është stërgjyshe.

Pasi mësoi këtë fakt, Rama i la edhe një porosi: “Na e shkul veshin me kujdes, të mos na e këpusësh.

Të gjithë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Nuk kam menduar se do arrinim ta bindnim Luljetën.

Jam shumë mirënjohës dhe i qetë e lehtësuar, i dëshiruar që të shkojmë përpara njerëzve dhe të kem dy simbole, dy gra të jashtëzakonshme, Najadën dhe Luljetën. Një stërgjyshe ne skuadrën tonë të 25 Prillit”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore