Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Drogën e merrnin nga Fushë-Kruja”/ Detaje nga grupet kriminale, ja zonat kryesore ku vepronin në Tiranë

“Drogën e merrnin nga Fushë-Kruja”/ Detaje nga grupet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy grupet kriminale të goditura ditën e djeshme në tiranë, të cilët tregtonin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, avokati kujtim Cakrani deklaroi se këto grupe kriminale kishin si furnizues një grup nga Fushë-Kruja, nga të cilën merrnin drogën, të cilën e shpërndanin më pas në Tiranë, kryesisht pranë shkollave.

“Ata që i furnizojnë me drogë janë nga zona e Fushë-Krujës. Mund të jenë dhe ata organizatorët, por policia për arsye të hetimit nuk i ka bërë ende publikë. Është një punë e jashtëzakonshme që po bëhet sepse operacioni mund të prishet.”- deklaroi ai.

Nga ana tjetër, gazetari Eduard Halili zbuloi dhe zonat ku këta dy grupe kishin aktivitetin më të lartë.

‘Zonat kryesore sigurisht është zona rreth gjimnazit “Petro Nini” ku ka dhe më shumë shpërndarës, nga ana tjetër edhe Yzberishi, e po ashtu zona e “Ish-stacionit të Trenit”. Në këto zona kishte më shumë shpërndarës. “- deklaroi gazetari.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore