Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Murrizi ironi me votat e Vipave të PD e LSI: Rama po i këndon serenatë Lulit poshtë dritares për bashkëqeverisje, ku është Pandi?!

Murrizi ironi me votat e Vipave të PD e LSI: Rama po i këndon

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka folur me ironi për zgjedhjet parlamentare, ndërsa ka komentuar dhe retorikën e fundit politike dhe ftesën e kryeministrit Rama ndaj kreut të PD Basha për bashkëpunim.

“Zoti Balla, meqë je super deputeti më i votuar ndër Shqiptarë. Gjatë fushatës dëgjova Ramën që tha se mandatin e tretë e dua për Zahon, tani shof që i bën ftesë Lulit për të qeverisë, tani e do për Zahon apo për Lulin, apo i konsideron si fëmijë të pandashëm. Kur ankoheni ju që kishit në 92 qendra numërimi, në 460 tavolina, 920 numërues hajdutë tuaj, disa të Lulit dhe të Monës, por ne subjektet e tjera që morëm ça na latë ju, ç’të bëjmë, të marrim sfurqet? Hera e parë në 30 vite post-komunizëm që dalin 10 mandate të pavlefshme, 83 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, më shumë se 5% e zgjedhësve që morën pjesë. Këto numërues kush jua caktoi. Si nuk artikuluat asnjë fjalë për 5 qershorin? Në 5 qershor kam kërkuar depolitizomi të plotë administratës zgjedhore. Nuk pranonte Oerti dhe Petriti gjallë. Tani shoh rezultatin. Petriti ka marrë vota sikur të jetë kryeplak i Farkës", tha Murrizi.

Gjithashtu ai e vazhdoi ironinë me demokratët, duke shtuar se "Oerdi gjysmën e votave të Igli Carës, ky paska qenë halli. Kur Luljeta juaj, që është më e vjetra do të drejtojë seancën do të ngrihen në këmbë dhe do të thonë betohem. Pse s’e kam votuar atë kod zgjedhor, kërkuam që vota të jetë e barasvlershme në cdo cep të Shqipërisë e përkthyer në mandate. Asnjë pikë respekti skam për LSI, që ditën që jam ulur në këtë karrige nuk kam thënë që kurrë nuk do të bashkohesha me LSI. Por ajo ka marrë katër mandate në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa PSD ka marrë 35 mijë vota dhe ka marrë 3 mandate".

"E kjo është deformimi i 5 qershorit i hartuar nga Oerti dhe Damiani, i firmosur nga Petriti. Nëse do të ishte sistem i pastër kombëtar Petriti do të kishte 10 mandate. Ndërsa do të ishte votë e hapur Petriti nuk hynte në Parlament. Shoh një garë që e shisni si sukses, meritë. Po të shohësh votat tuaja dhe PD, votuesit tuaj ishin akademikë. 83-84% kanë votuar në çdo qark edhe votë preferenciale. Ata tanët nuk dinë, ato votues në të gjithë Shqipërinë, nuk ishin kaq intelektual sa tuajt. O pika që s’ju bie! Votuesit mercenarë kanë dërguar vota me shumicë atje kur të aprët e fushatave kanë thënë. Sidomos në qarkun e Tiranës. Ftoj në 9 shtator, ata deputetë, që edhe herësi i lejon të ulen në këto karrige, të kenë kurajo, moral, se të qenurit të punësuar në Kuvend si punëtor të partisë. Edhe pse është garë fallso, e stisur. I thash Pandit hajde të bashkojmë votat kundër kodit zgjedhor, nuk dëgjoi. Nuk vjen Kodheli në Parlament dhe Majko që kanë dalë ndër më të votuarit. Mes mandatit dhe surratit, i bëj thirrje miqësisht ata që kanë surrat të pyesë surratin. Edhe pse ishte lojë e stisur. Ju garantoj që kur të mbyllet kjo katrahurë, do të paguaj që të rihap kutitë e qarkut, Fier, Durrës, Tiranë dhe Korçë. Do të marr kredi, sepse nuk latë pronarë për t’u na ofruar. po na përgjoi SPAK-u bizneset e mëdha që kanë marrë tendera ju rrini në rresht”, tha Murrizi.

Ndërsa ai paralajmëroi se mes PS-së dhe PD-së do të ketë një bashkëqeverisje. "A është betejë plazhi kjo me Metën, apo është gjoja për këtë që ka shkelur kushtetutën. Me sa po e nuhas qeveria e katër viteve të ardhshme do të jetë e përbashkët, ku i pari juaj po këndon serenatë, Luli aman të keqen hajde se të qeverisim bashkë dhe distancohu nga Meta dhe Berisha", tha Murrizi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore