Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Murator në Milano/ Kapet shqiptari që furnizonte me kokainë të droguarit e zonës, si u zbulua

Murator në Milano/ Kapet shqiptari që furnizonte me kokainë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i akuzuar për trafik droge. 39-vjeçari me inicialet E.M, punonte si murator afër Milanos dheishte me precedentë në fushën e drogës, pasi ishte kapur për tregtimin e kokainës.

Arrestimi i tij u bë pasi agjentët ishin duke kontrolluar disa të varur nga droga, të cilët kishin kokainë.

E kishin kuptuar se furnizuesi ishte një banor në atë zonë dhe pikërisht këtu nisën hetimet, të cilat çuan në identifikimin personit dhe gjurmimin e tij.

Ndjekja e shqiptarit zgjati për disa ditë dhe përfundoi dje, pasi agjentët vunë re dy persona që shkëmbenin shpejt diçka. Një nga të dy ishte shtetasi E.M.

Menjëherë policia ndërhyri duke arrestuar personat.

Policia mundi të sekuestronte kokainën, të të njëjtit lloj me atë të ditëve të fundit. Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjet edhe materiali i paketimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore