Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mungoi në dekorimin nga presidenti Meta, Starova zbulon: Isha me Covid-19, qëndroja në karantinë

Mungoi në dekorimin nga presidenti Meta, Starova zbulon: Isha me Covid-19,

Sulejman Starova nuk ishte në mes katër të përzgjedhurve të Partizanit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”. 

65-vjeçari ishte karantinuar në shtëpi, sepse ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Madje vetë Starova, apo “Bobi” siç i thërrasin miqtë, ka sqaruar mungesën e tij në ekranin e “ABC”- së, por edhe në cerominë e dekorimit të tij nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.

“Jam pozitiv me Covid-19. E kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim, pasi edhe ajo është pozitive. Tani jam mirë, por ditët e para kaq qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë. Veçanërisht katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner. Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi Covid-19," tha ai. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore