Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mungesa të ilaçeve në farmaci! Nuk kanë dalë ende çmimet e reja të barnave

Mungesa të ilaçeve në farmaci! Nuk kanë dalë ende

Tregu farmaceutik pritet të ketë mungesa të disa barnave pasi Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende çmimet e reja të barnave.

Burime të Top Channel thonë se kompanitë farmaceutike i kanë çuar çmimet pranë Ministrisë që në muajin tetor dhe sipas ligjit të barnave, Ministria e Shëndetësise duhet të publikonte çmimet e reja që në datën 3 janar. Kjo vonesë e Ministrisë bën që kompanitë të mos mund t’i importojnë barnat në Shqipëri dhe kjo do të çojë në vonesa në furnizimin e farmacive me to.

Këtë shqetësim e ngriti para pak ditësh edhe presidentja e Urdhrit të farmacive, Zj. Diana Toma, e cila u shpreh se në ligjin e barnave duhet të ishin bërë disa ndryshime  dhe Agjencia e Barnave duhet të jetë e pavarur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Këta kanë frikë nga institucionet e pavarura dhe nga heqja e pushtetit”, shprehet Toma.

Në shumë vende të Europës, Agjencitë e Barnave janë të pavarura nga Ministritë e Shëndetësisë, e cila si kompetencë të saj ka politikbërjen dhe jo rregullimin dhe mbarëvajtjen e tregut farmaceutik.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore