
“Mundësia e fundit për të zbardhur 21 janarin”/ Artan Hoxha flet nga Drejtoria e Policisë: Të qetësohen shpirtrat e të vrarëve
Artan Hoxha ka folur për mediat pasi doli nga Drejtoria e Policisë ku dha dëshminë e tij pas audiopërgjimit që zbuloi në mënyrë ekskluzive në emisionin “Zona Zero” në Top News.
Hoxha tha se kjo është mundësia e fundit për ta zbardhur dhe hetuar në mënyrë shteruese “21 janarin”.
“Nuk është se vura re sa kohë qëndrova, por vura në dispozicion të çështjes, Prokurori kishte deleguar detyrat për oficerët e policisë gjyqësore dhe ata më kërkuan të deklaroja lidhur me çështjen. Përshëndes prokurorin që reagoi dhe që ky detaj i ri t’i japë nxitje hetimit. Kërkoj që këtë çështje ta marrë në dorë SPAK, e duhet ta hetojë SPAK.
Duke pasur parasysh që është krim shtetëror ku janë përfshirë nivelet më të larta të shtetit, ka nevojë për hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është mundësia e fundit për ta zbardhur dhe hetuar në mënyrë shteruese “21 janarin”. Së pari se ka kaluar shumë kohë, e dyta se kemi SPAK, e treta se kanë ndryshuar kohërat dhe nuk jemi në presion. Nëse kalon dhe ky moment, do jemi shumë vonë për t’i dhënë përgjigje familjarëve. Të qetësohen shpirtrat e të vrarëve. Janë vrarë para kamerave, janë vrarë me duart në xhepa, nuk ishin në perimetrin e hyrjes së kryeministrisë. Të zgjidhet një herë e mirë kjo histori,” tha Hoxha.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




