Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mund të ishte parandaluar vdekja”/ Nëna e Lear Kurtit: Djali iku në duart e policisë...

“Mund të ishte parandaluar vdekja”/ Nëna e Lear Kurtit:

Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit ka reaguar pas raporti të bërë publik nga Avokati i Popullit. Ajo është shprehur se djali nuk kishte probleme shëndetësore. Po ashtu, Mustafaj, mes lotësh tha u vë fajin efektivëve për kapjen e Learit e më pas për vdekjen e tij. 

Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali im ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

Ditën e sotme është publikuar raporti i Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së Lear Kurtit, ku thuhet se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3. Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore