Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mu lut të mos e vrisja, e qëllova 2 herë në kokë”/ Zbardhet ekzekutimi i Dorjan Shkozës: Ishin 70 mijë euro në lojë

“Mu lut të mos e vrisja, e qëllova 2 herë në

Mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2020, ku dy persona u ekzekutuan me armë në lagjen nr.14 Nishtulla në Durrës. 

Teksa viktimat u identifikuan si Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, së fundmi janë identifikuar dhe organizatorët e kësaj vrasje, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

Dyshja më e njohur e momentit kanë dëshmuar para hetuesve këtë ngjarje të rëndë.

Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë. Sipas Henrik Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.

Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Në këtë vrasje janë përdorur tre armë dy pistoleta të thjeshta dhe një me mulli. Duke udhëtuar nëpër Nishtullë, ata kanë pikasur objektivi më të cilët janë shkëmbyer paralel.


“ Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në  kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin.” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.

14 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj


Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

 

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP

Nuredin Dumani, 35 vjeç
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç


9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit

Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore