Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"M'u duk si ëndërr"/ Flet pasagjeri që ishte në gjumë gjatë aksidentit: Doja të ndihmoja, por disa kishin vdekur

"M'u duk si ëndërr"/ Flet pasagjeri që ishte

Dëshmitë rrëqethëse nga aksidenti tragjik në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, vijojnë ende. 10 shtetas kosovarë humbën jetën pasi autobusi doli nga rruga, ndërkohë që dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një prej pasagjerëve që ndodheshin brenda autobusit ka dhënë versionin e tij mbi atë që përjetoi.

Drilon Muji tha se ai po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar të atin për disa ditë në Gjermani. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.

Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore dhe askujt nuk ja merrte mendja se do të përjetonin ditën më të tmerrshme në jetë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore