Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Motori merr zvarrë kalimtarin në Berat/ Plagoset dhe shoferi, dërgohen me urgjencë në Tiranë

Motori merr zvarrë kalimtarin në Berat/ Plagoset dhe shoferi,

Berat- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Çelepias” në Berat, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Ipsilonit”.

Një motomjet me 4 rrota që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu. Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ipsilonit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore