Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Motori i dy atentatorëve të biznesmenit u nis me një person/ Detaji që kapën kamerat e aeroportit

Motori i dy atentatorëve të biznesmenit u nis me një person/

Është zbardhur itinerari i motorit që përdorën dy atentatorët, të cilët donin të vdekur biznesmenin Ylli Ibrahimi. Burime konfidenciale nga grupi hetimor kanë rrëfyer për Dosja.al se motori është nisur nga Tirana ose Durrësi drejt Milotit, për të kryer atentatin.

Mjeti i llojit “Suzuki” është pikasur edhe nga kamerat e aeroportit të Rinasit që dëshmojnë itinerarin e ndjekur nga dy të maskuarit e veshur me ngjyrë blu. Në fotot e siguruara shihet vetëm një prej autorëve, që në momentin që kalon pranë aeroportit, nuk ka maskë të vënë.

Pas mbërritjes në Milot, ata kanë ndjekur biznesmenin Ibrahimi i cili ndodhej aty. Në momentin që ‘shënjestra’ kaloi në trotuar duke biseduar me dy persona të tjerë, atentatorët u afruan dhe qëlluan drejt tij me automatikun e llojit ‘Scorpions’ që nxorri 20 plumba. Ibrahimin e kapën shtatë prej tyre në pjesën e gjymtyrëve të poshtme dhe u dërgua në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë ku dhe duket momenti i atentatit. Atentatorët nuk janë identifikuar ende dhe motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore