Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Moti i keq shkakton vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Italisë

Moti i keq shkakton vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt

DURRËS - Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e tragetëve nga Durrësit drejt Barit.

Mësohet se trageti i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar.

Nuk paraqiten probleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur po ashtu mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.

Forca e erës shkon deri në 17 m/s, ndërsa forca e detit 5-6 në gji dhe arrin deri në 7 në det të hapur.

Situata paraqitet problematike edhe në disa akse rrugore, ndërsa policia ka kërkuar që shoferët që do të udhëtojnë drejt zonave malore, të pajisen me zinxhirë./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore