
Sherri për pallatin, 120 familje mbesin jashtë/ Banorët: Kemi paguar në bankë, tani jemi me qira (FOTO)
120 familje nuk kanë marrë banesa e tyre dhe pse kanë paguar para për të marrë ndërtesat. Dy ndërtuesit, Albert Allmuça dhe Sina Llanaj, e kanë nisur ndërtimin e kompleksit si ortakë, por gjërat degraduan rrugës.
Te dy investitorët deri në njëfarë rruge po ndërtonin mirë, por në një moment puna stopoi, pasi marrëdhëniet mes palëve u prishen. Kompleksi duhej të përfundonte në vitin 2019, por momentalisht jemi ne vitin 2021 dhe banoret nuk janë futur në shtëpitë e tyre.
Banorët që kanë blerë shtëpitë me Allmuçen kanë marrë pronat e tyre, ndërsa ata që kanë qenë me Sino Llanajn, nuk janë futur ende ne shtëpi.
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishin banorët që kanë bërë kontratat me Sino Llanaj, e shprehen se aktualisht po jetojnë me qira.
“Kemi bërë një kontratë të rregullt. Shumica nga ne kanë aneks kontratë, që tregojnë marrëveshjen e dy kompanive. Pagesën e kemi bërë në bankë. Pallati duhej të mbaronte në tetor të vitit 2019. Jemi me kredi, jetojmë me qira që e paguajmë ne”, tha Luljeta Qose.
“Jam njohur edhe me kontratën e dy shoqërive. Kam bërë pagën në bankë, jo të gjithën. Afati i fundit për të hyrë në shtëpi ka qenë tetor 2019, por kjo procedurë ka zgjatur më shumë”, shtoi një tjetër banor, Kastriot Neziri.
“ Kam bërë një kontratë me Llanaj sh.p.k dhe kur kam shkuar për të vendosur për apartamentin ka qenë në ndërtim e sipër. E kanë të ndarë 50-50 pjesën e investimit. Për momentin jetoj brenda kompleksit me qira, edhe pse avokatja tha se aty nuk jetojnë”, tha Jorida Çobaj.



Dule shpjegon skemat e reja të koalicionit me PD: Synojmë rrëzimin e Ramës
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Pas vendimit për mbajtjen e maskave me detyrim kudo, mjeku jep paralajmërimin: Amatorizëm i gjallë

Manastirliu: Ka 1 të prekur ose trajtohet nga Covid në familjet shqiptare

Bilanc i frikshëm/ 8 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
