Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mos u përdridh je goxha burrë”/ Çipa përplaset me Spiropalin: Je zonjë matu mirë, kujdes me fjalët që përdor

“Mos u përdridh je goxha burrë”/ Çipa

Debatet mbi çështjen e ”21 janarit”, ku humbën jetën katër persona, kanë përfunduar si personale me ministren Spiropali dhe gazetarit Aleksandër Çipa.

Spiropali në debat e sipër i është drejtuar Çipës duke i thënë je goxha burrë mos u përdridh, ndërsa ai i është kthyer duke i thënë të bëje kujdes me fjalët.

Çipa është shprehur që sot kallëzimi që ka bërë Ministri i Drejtësisë është ripolitizues i procesit sepse qeveria dha një të dhënë shumë shteruese.

Spiropali: Unë desha të flas për kallëzimin penal.

Çipa: Ok dakord fol të dëgjojmë se po thotë kallëzimi, e keni publikuar.

Spiropali: O Sandër të lutem ma dha fjalën zonja Duma e mora fjalën nëse do ta marrsh fjalën merre s’ke pse bën gjithë këto përdredhje. Vazhdo.

Çipa: Nuk bëj përdredhje, rraca të cilës i përkas jam i drejtëpërdrejtë. Behu e kujdesshme se i kërkove një kolegu të jetë i kujdesshëm tani bën lojëra fjalësh bëj kujdes me mua..

Çani: Ah sa bukur, i ka reagimet e papara.

Spiropali: Qetësohu more. Ma dha fjalën zonja Duma bëhuni i kujdesshëm goxha burrë këtu flet kot tani. Nëse jua jep fjalën zonja Duma ok.

Çipa: Sot kallëzimi që ka bërë ministri i drejtësisë është ripolitizues i procesit sepse qeveria dha një të dhënë shumë shteruese kolegia Anila, kur tha se Gjykata e Strazburgut i ka detyruar shtetin të rikthejë hetimet për të gjetur dy vrasje të pazbardhur. Është një e dhënë që i adresohet jo shtetit politik por juridik. Ky proces më herët duhet ta vazhdonte me detyrim politik për të treguar sqarime edhe kur ët kemi të reja. Ne nuk dimë se çfarë është dorëzuar në prokurori, thuhet se është edhe me figurë edhe me zë. Indicies i është shtuar edhe diçka më tepër./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore