Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mos rri në kafene, se të bëhet truri si filxhan kafeje”- Rama ‘kapet’ me komentuesit në Facebook: Halli jot është...

“Mos rri në kafene, se të bëhet truri si filxhan

Kryeministri Edi Rama është padyshim aktiv në rrjetet sociale, ku poston herë pas here aktivitete nga puna e tij e përditshme.

E ndërkohë që sigurisht, postimet ‘shoqërohen’ edhe me komentues të shumtë, të cilët herë shprehin aprovim për punën e kryeministrit, e herë kundërshti.

Nuk janë të pakta rastet kur Rama i kthen edhe vetë përgjigje komentuesve, e madje edhe duke replikuar me ta.

Kjo ka ndodhur edhe në postimin kryeministrit Edi Rama, ku tregoi se ishte në Fier, ku pa nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga qeveria turke.

Një qytetar i shkroi se nuk kanë nevojë vetëm për godina të reja, por edhe shërbim, ndërsa kryeministri iu përgjigj i thënë se në rast se vëren parregullsi, ta denoncojë.

Ndërkohë, një tjetër i thotë se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit, e madje se janë shpronësuar me dhunë dhe me dëmshpërblim të pakët.

Ndërsa Rama i përgjigjet: “Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje”.

“Mos rri në kafene, se të bëhet truri si filxhan

“Mos rri në kafene, se të bëhet truri si filxhan

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore