Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Mos kujto se u mbyll"/ Financimet ruse në PD, Berisha mesazh Bashës: Do dalësh këtu para dhe do…

"Mos kujto se u mbyll"/ Financimet ruse në PD, Berisha mesazh

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer edhe sot akuzave të financimeve ruse, që ka marrë ish-kreu i partisë Lulzim Basha.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se Basha nuk duhet të kujtojë se kjo çështje do të mbyllet. Sipas tij, Basha nuk mund të shpëtojë me mbrojtjen e Edi Ramës, por do japë llogari për gjithçka.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës; ‘mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama’. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin”, tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore