Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mori me qira rulon në Spanjë dhe do e shiste në Greqi/ Ndalohet në Gjirokastër 36-vjeçari italian (FOTO)

Mori me qira rulon në Spanjë dhe do e shiste në Greqi/ Ndalohet

Një 36-vjeçar italian është ndaluar nga policia e Gjirokastrës pasi kishte marrë kamperin me qira në Spanjë dhe synonte të kalonte në Greqi për ta shitur.

Sipas burimeve zyrtare, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali (banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Mori me qira rulon në Spanjë dhe do e shiste në Greqi/ Ndalohet

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore