Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Morava Resort"/ Si po i përdor Arben Reli ish-zyrtarët e lartë për të korruptuar njerëzit e drejtësisë!

"Morava Resort"/ Si po i përdor Arben Reli ish-zyrtarët e

"Banda" e Arben Relit po shtohet dita-ditës, teksa në krahë të të akuzuarit për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh janë rrështuar zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë. Të gjithë në mbrojtje të një personi me precedentë të rëndë kriminalë, teksa me veprime dhe influenca ata po korruptojnë dhe po tentojnë që të rekrutojnë njerëzit e mbetur në sistemin e drejtësisë.

Disa nga gjyqtarët e kanë "ngrënë" presionin, duke dhënë vendime në favor të Arben Relit, duke bërë veprime para se të dalin para Vetingut. Një ndër ta, i denoncuar nga gazeta Shqip, ishte Bedri Qori, i cili në grahmat e fundit në detyrë (s'ka dalë ende para Vetingut) dha një vendim në favor të kësaj bande. Provat e mbledhura nga Prokuroria e Tiranës, që faktuan qartë se noterja Margena Çela fabrikoi dhe falsifikoi dokumente, ky gjyqtar i zeroi.

Në investigimet e mëparshme, gazeta Shqip u ndal te personazhet e kësaj "bande", nga gjyqtari Bedri Qori, te avokatët Ervin Metalla dhe Antoneta Sevdari. Dy të fundit, ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë! Por, nëse këta magjistrarë që deri dje ngrinin dhe jepnin vendime në "emër të Republikës", çfarë bëjnë sot?! Normalisht, janë rreshtuar në krahë të të akuzuarit për mashtrim që rrezikon mbi 10 vite burg.

Por, a janë të vetmit që po e mbrojnë?

Gazeta Shqip, ka mësuar se një ish-zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë, aktualisht me një zyrë të shtrenjtë avokatie, është rreshtuar në krahë të Relit.

Bëhet fjalë për as më pak e as më shumë por për ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku.

Por, nëse Arben Reli, siç pretendon në gjykatë e prokurori ka zbatuar ligjet e shtetit shqiptar, përse rreshton zyrtarë dhe ish-zyrtarë në krah të tij?

Nga se ka frikë, nga e vërteta? A nuk po bëhet Vetingu për të pastruar radhët e drejtësisë nga këta njerëz? Përse po mblidhen krahë Relit një tufë të larguarish si "të padëshiruar"?

Sipas burimeve, gazeta Shqip ka mësuar se z.Sollaku është kontraktuar nga Arben Reli për të krijuar pikërisht këtë rrjet, që të influencojë gjyqtarë dhe prokurorë. Fakt është se Arben Reli ka disa procedime penale të hapura, në Prokurorinë e Tiranës dhe të Korçës, ndërsa kallëzime ka edhe në SPAK.

Por, me këtë hap Reli po tenton që të zvarrisë ndonjë masë të mundshme sigurie, pasi nëse një vepër penale parashikon një dënim me mbi 10 vite burg, përse po hetohet në gjendje të lirë? "Banda" e Relit po synon që të kapë gjyqtarët dhe prokurorët që s'kanë dalë nga Vetingu.

Ka dyshime të mëdha se janë përdorur qindra mijëra euro në dyert e institucioneve të drejtësisë, për të marrë vendime në favor. Dhe, ndërmjetësues janë pikërisht ish-zyrtarët e lartë. Por, nëse korruptuan Bedri Qorin e pavetinguar, tashmë kush e ka radhën? Kujt i'a kanë vënë syrin?

Gazeta Shqip do të vijojë të publikojë investigime për këtë mega aferë, ku institucionet e përgjysmuara të drejtësisë deri më tani vetëm sa kanë zvarritur dhe lejuar këtë skandal. Por, në dyert e institucioneve kanë shkuar kallëzimet e para, teksa i pari në listë është Qorit i Relit. Ky gjyqtar ka shpërdoruar rëndë detyrën, teksa ka dyshime se ka marrë ryshfet. Ai pushoi gjyqin për noteren Margena Çela, pavarëisht se në dosje janë provat e akuzës.

Madje, në disa seanca rresht pala kallzuese nuk është njoftuar rregullisht nga gjykata duke mos i dhënë mundësinë e mbrojtjes. Qori i Relit ka shkruar në vendim ato çka i ka diktuar mbrojtja e noteres. Madje, ka pranuar një akt ekspertimi të bërë privatisht nga e pandehura dhe ka rrëzuar aktin e prokurorisë. Një veprim flagrant, pasi me veprime ka deformuar qëllimisht dosjen hetimore.

Një tjetër shkelje e Qorit të Relit është se gjyqtari ka ngatërruar me dashje procedimet penale, teksa njëhërë shkruan se provat e akuzës së Tiranës dhe njëhërë provat e akuzës së Korçës. Por, a e ka ditur Qori i Relit se janë disa procedime penale të hapura, ku sado që të hedhë gurë, dielli me shosh nuk mbulohet.

Për Qorin apo për Qorrat e tjerë të Arben Relit, më poshtë po listojmë veprat penale që janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Korçës për mashtruesin dhe falsifikatorin, që me këto akuza po tenton që të përvetësojë mijëra metra katrorë truall dhe ndërtime në Malin e Moravës në Korçë, në dëm të bashkëortakut tjetër S.B.

Akuza e parë është ndërtimi pa leje, që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Në Korçë po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”. Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite burg.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore