Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mjeku shpëton jetë, e merr më pak se shoferi i ministres”/ Analisti përplaset me ministren Denaj

“Mjeku shpëton jetë, e merr më pak se shoferi i

Ekonomia pas Covid-19 është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel ku e ftua është ministrja e Financave, Anila Denaj që ndodhet përballë eskpertëve të ekonomisë.

Një debat i fortë ka ndodhur mes Neritan Sejaminit dhe ministres Denaj. Debati nisi kur Sejamini i tha ministres se kanë bërë monopol në shëndetësi privatin.

Pjesë nga debati:

Sejamini: Vetëm në vendin tonë ndodh që mjeku që shpëton jetë çdo ditë, merr më pak se shoferi i ministres. Keni privatizuar të gjithë laburatorët. Të gjithë laboratorët i keni çuar te privati.

Denaj: Bëhet fjalë për outsorse, e njihni si koncept?

Sejamini: Ti po thua të privatizojmë publikun. Çfarë po thua? Keni firmosur një konçension për laburatorët Covid. Konçensioni e mban mbyllur laburatorin dhe në shkojmë te private e paguamë 120 euro për test.

Denaj: Konçensioni nuk është as i ministres dhe as i qeverisë. Kjo është për të bërë zhurmusin. Të mos e keqinformojmë publikun.

Sejamini: A mbahet i mbyllur laburatori?

Denaj: Se kam atë informacion unë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore