
Mjeku: Fëmijët e marrin COVID më lehtë dhe e transmetojnë shumë më lehtë
Krahas rritjes së numrit të të rriturve të infektuar me koronavirus, shqetësuese është edhe rritja e numrit të fëmijëve që po preken nga sëmundja.
Ndonëse fillimisht u tha se fëmijët nnuk prekeshin shumë nga COVID dhe se e kalonin sëmundjen në forma të lehta, numri i të shtruarve në spital është rritur ndjeshëm.
Mjeku Ardian Jorgji, ekspert i sëmundjeve që prekin aparatin e frymëmarrjes, në një lidhje me Skype për “Ftesë në 5”, u shpreh se në fakt, fëmijët e marrin COVID shumë më lehtë dhe po ashtu e transmetojnë shumë më lehtë.
Ai vuri theksin te variantet e reja të COVID, ku shtoi se sa i përket rëndesës së simptomave nuk bëhet diferencë e madhe, por diferenca qëndron në numrin e infektimeve
“Në botë sot po flitet jo vetëm për virusin fillestar, që tek fëmijët merret më kollaj dhe transmetohet tek të tjerët akoma më kollaj, pro edhe sa i përket mutacioneve, vërehet se te fëmijët merret dhe transmetohet më kollaj. Duke patur parasysh dhe klimën, që jemi në një stinë të ftohtë, qëndrimi në vende të mbyllura, apo shkollat, është e thjeshtë për të kuptuar pse flasim për një përhapje më të madhe qoftë të mutacioneve, apo vetë COVID. Para 7 apo 10 ditësh, u fol sikur pati një ulje të infektimeve në Europë. Por kanë ndryshuar raportet. Po bëhet një rivlerësim i situatës. Ajo që mbizotëron në opinionin shkencorë, ka të dhëna që fëmijët e marrin dhe e transmetojnë lehtë, sidomos këto tre mutacionet e lehta. Sa i përket rëndesës së shenjave, nuk bëhet diferencë e madhe, por në numrin e infektimeve”, tha ai.




Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)
Historia e plotë >

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
